UK Bookmakers
  • “Të jesh aktiv - pa barriera” është projekti ri që ka filluar të zbatohet nga Caritas-i Shqiptar financuar nga Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas-i Austriak për periudhën Shtator 2014-Gusht 2017. Caritas-i Austriak dhe Caritas-i Shqiptar kanë një partneritet të gjatë dhe të qëndrueshëm ndër vite. Nisma për këtë projekt është shprehur nga Caritas-i Shqiptar duke u bazuar edhe në projektet e mëparshme, të cilat janë zbatuar për personat me aftësi të kufizuar që nga viti 2008.

  • Caritas-i Shqiptar ka një përvojë disa vjeçare në shërbimet për personat me aftësi të kufizuar.Të dy caritas-et vendosën ta vazhdonin bashkëpunimin në shërbim të personave me aftësi të kufizuar dhe zbatimin e të drejtave të tyre, bazuar në Konventen e OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar. Planifikimi i këtij projekti është realizuar së bashku me përfshirjen e organizatave lokale dhe ekspertë.

  • Gjithashtu në këtë planifikim është përfshirë edhe një ekspert mbi përfshirjen sociale nga Caritas-i Austriak. Ky projekt do të zbatohet në tre zona: Laç, Lezhë dhe Vau i Dejës.Projekti ka si qëllim përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në zonat e mësipërme nëpërmjet ofrimit të shërbimit dhe fuqizimit në nivel individual dhe lidhjen me organizatat publike dhe private në nivel komuniteti për të krijuar një mjedis më mbështetës dhe më inkurajues për personat me aftësi të kufizuar.

  • Projekti synon edhe hartimin dhe zbatimin e programeve të ndërgjegjësimit të komunitetit mbi organizatat që aktualisht operojnë me mbështetjen e programeve për personat me aftësi të kufizuara brenda komunitetit. Gjithashtu projekti synon të nxisë ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare mbi nevojat e personave me aftësi të kufizuara.

  • Më tej do të ndihmojë këta persona të jenë më të pranishëm dhe të përfaqësohen në shoqëri. Projekti do t’u sigurojë personave akses në informacione për aftësinë e kufizuar, por gjithashtu edhe familjarëve, qendrave shëndetësore dhe anëtarëve të komunitetit. Do të shpallë edhe nisma për përmirësimin e cilësisë së jetës.

NJË DITË NDRYSHE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE

Caritasi shqiptar, ka qene visitor për një dite ne projektin Shpresa ne Shkodër, ne një dite ndryshe, ne një aktivitet te veçante, qe përveç përformacës se fëmijëve ka përcjelle një mesazh te veçante, atë të ndërgjegjësimit te institucioneve për këtë shtrese.
Koordinatori I Projektit Shpresa ne Shkoder, Luigj Mila gjate fjalës se tij është shprehur se ky aktivitet vjen si bashkëpunim me Caritasin Shqiptar ne kuadër te aktiviteteve te përbashkëta.Përfaqesuesja e Caritasit Shqiptar, u shpreh se këto fëmijë, kanë një mesazh dhe përcjellin një vlere për te gjithë ne. Projekti Shpresa, operon ne Shkoder prej 20 vitesh, duke u bere nje simbol i mbeshtetjes ndaj femijeve me probleme te braktisur nga familja, por shpesh here te braktisur edhe nga shteti

E drejta për arsim gjithëpërfshirës e fëmijëve me aftësi të kufizuar në dritën e Konventës së OKB “Për të drejtat e PAK”

Situata dhe sfidat

Të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuar parashikohen në nenin 7 dhe nenin 24 të Konventës.

Në të gjithe veprimet lidhur me fëmijët me aftësi të kufizuar, interesat më të mira të fëmijës do të jenë faktor primar. (Konventa, neni 7, pika 2).

Vendimi për dërgimin e një fëmije me aftësi të kufizuar në institutet e arsimit special nuk është një vendim në interesin më të mirë të tij. Institutet e arsimit special përfaqësojnë trashëgiminë më anakronike dhe, si të tillë, tashmë të tejkaluar të modelit mjekësor të konceptit për aftësinë e kufizuar, model që e sheh pjesën e mbetur të aftësisë së kufizuar pas trajtimit mjekësor për korrigjimin e saj, si një tragjedi që ka të bëjë thjesht dhe vetëm me PAK si bartës i saj. Në këtë mënyrë, institutet e arsimit special de facto realizojnë segregimin e fëmijës me aftësi të kufizuar, largimin e tij nga gjiri familjar dhe përjashtimin nga rrjedhat normale të jetës, duke iu kundërvënë kështu, frymës së përgjithshme të Konventës, sipas së cilës pjesëmarrja dhe përfshirja e jo përjashtimi dhe margjinalizimi duhet të përbëjnë bazën parimore mbi të cilën ngrihet legjislacioni dhe hartohen politikat shtetërore për PAK në përgjithësi dhe fëmijët me aftësi të kufizuar në veçanti.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

 

BASHKOHU

Bashkohu me nismen tone, me zemër të hapur

 

ZHVILLIM

Së bashku zhvillohu me ne, në trup, në mendje dhe në shpirt

 

SHËRBIM

Me nismën tonë, shërbejmë me duart e shpresës

 

ECIM SË BASHKU

Bashkohu me ne, së bashku jemi më të fortë

All CMS Templates - Click Here