UK Bookmakers
  • “Të jesh aktiv - pa barriera” është projekti ri që ka filluar të zbatohet nga Caritas-i Shqiptar financuar nga Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas-i Austriak për periudhën Shtator 2014-Gusht 2017. Caritas-i Austriak dhe Caritas-i Shqiptar kanë një partneritet të gjatë dhe të qëndrueshëm ndër vite. Nisma për këtë projekt është shprehur nga Caritas-i Shqiptar duke u bazuar edhe në projektet e mëparshme, të cilat janë zbatuar për personat me aftësi të kufizuar që nga viti 2008.

  • Caritas-i Shqiptar ka një përvojë disa vjeçare në shërbimet për personat me aftësi të kufizuar.Të dy caritas-et vendosën ta vazhdonin bashkëpunimin në shërbim të personave me aftësi të kufizuar dhe zbatimin e të drejtave të tyre, bazuar në Konventen e OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar. Planifikimi i këtij projekti është realizuar së bashku me përfshirjen e organizatave lokale dhe ekspertë.

  • Gjithashtu në këtë planifikim është përfshirë edhe një ekspert mbi përfshirjen sociale nga Caritas-i Austriak. Ky projekt do të zbatohet në tre zona: Laç, Lezhë dhe Vau i Dejës.Projekti ka si qëllim përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në zonat e mësipërme nëpërmjet ofrimit të shërbimit dhe fuqizimit në nivel individual dhe lidhjen me organizatat publike dhe private në nivel komuniteti për të krijuar një mjedis më mbështetës dhe më inkurajues për personat me aftësi të kufizuar.

  • Projekti synon edhe hartimin dhe zbatimin e programeve të ndërgjegjësimit të komunitetit mbi organizatat që aktualisht operojnë me mbështetjen e programeve për personat me aftësi të kufizuara brenda komunitetit. Gjithashtu projekti synon të nxisë ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare mbi nevojat e personave me aftësi të kufizuara.

  • Më tej do të ndihmojë këta persona të jenë më të pranishëm dhe të përfaqësohen në shoqëri. Projekti do t’u sigurojë personave akses në informacione për aftësinë e kufizuar, por gjithashtu edhe familjarëve, qendrave shëndetësore dhe anëtarëve të komunitetit. Do të shpallë edhe nisma për përmirësimin e cilësisë së jetës.

Prezantimi i Raport Studimit

“Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuar në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë dhe Vau i Dejës”. 

Hotel Liss –Lezhë (21.09.2015)

Në kuadër të projektit “Të Jesh Aktiv - Pa Barriera”, financuar nga Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas-i Austriak, u zhvillua me datë 21.09.2015 në Lezhë workshopi mbi prezantimin e Raport Studimit “Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuar në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë dhe Vau i Dejës”. Në këtë takim të zhvilluar në ambjentet e Hotel Liss morën pjesë persona me aftësi të kufizuar, përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social, Shoqata e të Verbërve, Drejtoria Arsimore, Shoqata “Shpresa Katolike”, Drejtoria Rajonale e Punës, Kryqi i Kuq Shqiptar, Bashkia Lezhë, Qendra Ditore Zhvillimore, psikologë dhe punonjës social, përfaqësues të rrjetit Caritas që operojnë në Lezhë dhe zonat përreth si dhe stafi qendror dhe rajonal i tre zonave të projektit.

Një komunitet - Pa Barriera

Në kuadër të projektit “Të Jesh Aktiv– Pa Barriera” u organizuan në Laç dhe Lezhë një cikël aktivitetesh me natyrë sensibilizuese në komunitet. Aktiviteti i parë u zhvillua në Laç ku me datë 26 gusht në ambjentet e Lulishtes së Madhe u organziua një ndeshje futbolli me përfshirjen e PAK. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të shoqatave, përfaqësues nga pushteti vendor, familjarë dhe PAK.

Një aktivitet me rëndësi të veçantë ishte ai i organizuar në Shtëpinë e të moshuarve në Lezhëme datë 27 gusht me pjesëmarrjen e shoqatave për PAK, pushtetit vendor, vullnetarëve të shumtë si dhe staf i projektit. Aktiviteti pati natyrë informuese dhe sensibilueze të moshës së tretë në lidhje me PAK. Të moshuarit e pritën mirë prezantimin e projektit dhe atmosfera e krijuar nga prania e animatorëve ishte shumë e ngrohtë dhe përfshirëse.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

 

BASHKOHU

Bashkohu me nismen tone, me zemër të hapur

 

ZHVILLIM

Së bashku zhvillohu me ne, në trup, në mendje dhe në shpirt

 

SHËRBIM

Me nismën tonë, shërbejmë me duart e shpresës

 

ECIM SË BASHKU

Bashkohu me ne, së bashku jemi më të fortë

All CMS Templates - Click Here