UK Bookmakers

MJEDIS PA BARRIERA

ҪELET EKSPOZITA E PIKTURËS NGA FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE
Fëmijët me Aftësi Ndryshe tashmë janë kthyer në qendër të vëmendjes për Caritas-in në mënyrë të veçantë për projektin “ Pa Barriera” i implementuar në Territorin e Bashkisë Vau Dejës. Fëmijet me aftësi ndryshe dita-ditës po demonstrojnë talentin e tyre nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që zhvillohen në kuadër të projektit “PA BARRIERA” ,pranë Qendrës Ditore dedikuar posaçërisht këtyre. Përveçse demonstrimit se mund të jenë si gjithë të tjerët, këto fëmijë përmes punimeve artistike të punuara me duart e tyre të arta, shfaqin botën e tyre shpirtërore, e njëkohësisht përcjellin mesazhin e sensibilizimit dhe të integrimit të tyre në bashkësinë komunitare. 
Prej kohësh fëmijët në bashkëpunim me vullnetarët e Caritas-it, dhe me mbështetjen e punonjëses sociale znj.Kristjana Bisha , kishin filluar të punonin, dhe me datën 7 dhjetor ishte dita e parë e ekspozitës përmes të cilit u prezantuan të gjithë punimet me një larmishmëri të gjerë. Këndi më i bukur i këtij panairi, u paraqit ai i qirinjve dhe i pikturave të ndryshme. Tematikat që përcjellin këto punime janë kryesisht ato me atmosferë festive, duke iu përshtatur edhe kohës që po jetojmë.

 

 

Në kuadër të projektit “Të jesh aktiv pa barriera”, më datë 07.12.2016, qendra këshillimore Lezhë zhvilloi në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Lezhë një aktivitet advokimi me anëtarët e KMCAP.

Të pranishëm në aktivitet ishin Dr. Pashk Gjoni, kryetar i KMCAP, Dr. Gazmend Rustja dhe Dr. Kastriot Kolmarku anëtarë të KMCAP, znj. Marte Feta, specialist pranë Drejtorisë së SHSSH, z. Marin Nikolla, koordinator i projektit për Bashkinë Lezhë, Stefan Paloka, nëpunës advokimi dhe jurist pranë Qendrës Këshillimore, si dhe z. Ajet Osmani, person me aftësi të kufizuara dhe baba i dy fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Në takim u ngrit shqetësimi lidhur me disa probleme që lidhen me procedurën e vlerësimit të aftësisë së kufizuar, siç janë:
• Përjashtimi pa të drejtë nga skema i disa PAK;
• Dërgimi pa shkaqe ligjore i disa PAK në konsulta specialistësh, në një kohë që aftësia e tyre e kufizuar është plotësisht e qartë
• Pengimi i pretenduesve për t’u vlerësuar për aftësinë e tyre të kufizuar nga ana e disa specialistëve. 
Aktiviteti u mbyll me angazhimin e kryetarit të KMCAP për të trajtuar me përparësi rastet e ngjashme me ato që u paraqitën nga ana jonë.

 

 

 

 

 

 

 

Në kuadër të projektit “Të Jesh Aktiv - Pa Barriera”, u realizua me datë 4 Maj 2016 në ambjentet e Bashkisë Kurbin Fushata e parë sensibilizuese me sloganin “Mjedis pa Barriera”. Të pranishëm në aktivitet ishin Zj. Edlira Lleshi, Kryetare e Këshillit Bashkiak Kurbin, përfaqësues nga Bashkia Kurbin, DAR, përfaqësues të OPAK, përfaqësues nga rrjeti i bankave dhe të rinj.

 

 

 

Caritas Shqiptar në bashkëpunimin me TV Report mundësoi realizimin e dokumentarit lidhur me barrierat mjedisore që personat me aftësi të kufizuar ndeshin çdo ditë në komunitet.

Të pranishmit në aktivitet propozuan konkretisht që Bashkia të mundësojë vend-parkime të posaçme për PAK, vijëzimet të jenë sipas standardeve, të vendosen semaforët akustike etj.

Përfaqësuesja e Drejtorisë së Planifikimit, Administrimit dhe Kontrollit të Territorit, Bashkia Kurbin komunikoi lidhur me planin rregullues të qytetit duke iu referuar edhe rekomandimeve te Raport Studimit të mundësuar nga Caritas Shqiptar.

Drejtoresha e Bankës Raiffesien në Laç bashkëndau me të pranishmit një eksperiencë pozitive ku si drejtuese e bankës ka lobuar shumë për t’i ardhur në ndihmë një komuniteti me PAK në ish komunën e Fushë-Kuqes për të vendosur një ATM (bankomat) në qendër të fshatit në mënyrë që 450 PAK të kësaj zone të tërheqin pagesën e KEMP-it sa më pranë banesave të tyre. Ajo kërkoi mbështetjen e Bashkisë Kurbin që Banka Raiffesien të ketë edhe një rampë ku personat me karrige me rrota të kenë akses për të kryer procedurat financiare në mënyrë autonome.

Në ambjentet e shkollës së mesme “Etërit Rogacionistë”, me datë 10 Maj 2016, u zhvillua në Lezhë fushata “Mjedis pa Barriera”. Morën pjesë në aktivitet Zj. Alfrida Dedgjonaj, N/Kryetare e Bashkisë Lezhë, përfaqësues nga DAR, DSHP, QZHD, DRSHSSH, Spitali Rajonal Lezhë, Prefektura Lezhë, Qendra Shëndetësore Parësore, gjimnazit Etërit Rrogacionistë, Shkolla Effata Pllanë, Union Bank, Shoqata, PAK dhe familjare.

Gjatë takimit, pati shumë diskutime nga ana e PAK në lidhje me mangësitë në përshtatshmërinë mjedisore duke risjellë të njëjtat shqetësime si në aktivitetin e zhvilluar në Laç pak ditë më parë.

N/Kryetarja e Bashkisë Lezhë theksoi se një nga prioritetet e Bashkisë është mbështetja e PAK dhe krijimi i kushteve të barabarta për këtë kategori në mënyrë që të aksesohen më mirë shërbimet që ofrohen. Në axhendën e Bashkisë është edhe organizimi i takimeve me përfaqësuesit e Shoqatave të Aftësisë së Kufizuar. Të gjitha projektet që do të hartohen, do të konsultohen paraprakisht me grupe të ndryshme të qytetarëve në mënyrë që të krijohet një mjedis për të gjithë.

Në fund të aktivitetit, pjesëmarrësit u ftuan të vizitojnë ambjentet e Qendrës së re të Këshillimit Lezhë, e cila tregon një model pozitiv të aksesueshmërisë së ambjenteve nga PAK.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here