UK Bookmakers

QENDRA E ZHVILLIMIT DITOR LEZHË

Tel: 0215 22706

Qendra e Zhvillimit Ditor Lezhë, është një qendër e lokalizuar në njërin prej konvikteve të shkollës së mesme. Kjo qendër frekuentohet mesatarisht nga 25 persona në ditë me aftësi të kufizuar nga zona të ndryshme të Lezhës, megjithëse kapaciteti i saj shkon në 35 persona.  Qendra funksionon në varësi të Shërbimit Social dhe një pjesë në varësi të Bashkisë Lezhë. Qendra është e hapur dhe ofron shërbim nga ora 8.00-16.00. 

Aktivitetet kryesore që zhvillohen në këtë qendër kanë si fokus kryesor promovimin e vlerave dhe kapaciteteve të personave me aftësi të kufizuar. Aktivitetet e ndryshme të zhvilluara nga një staf i kualifikuar synojnë gjithëpërfshirjen dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuar. Aktivitete janë nga më të larmishmet, si aktivitete edukuese, rehabilituese, kreative dhe terapi të ndryshme. Ndër personat që frekuentojnë qendrën, një vajzë 7 vjeçare ishte përfshirë në sistemin arsimor në klasën e parë si dhe dy prej personave të rritur po ndiqnin kurse pranë një punishteje mobiljesh, për të fituar zanatin e marangozit. 

Stafi i qendrës është i fokusuar në aftësimin për punë apo në profesione të ndryshme për personat e rritur që marrin shërbime pranë kësaj qendre. Mjediset e qendrës janë të ngushta, duhet patur parasyash që ata gjenden në mjediset e një ish konvikti të shkollës së mesme. Drejtoresha Jaku na tregon se është kërkuar dhe insistuar shumë për ndërtimin e një qendre të re, por deri tani nuk është bërë e mundur realizimi i një nisme të tillë. Është e domosdoshme ndërtimi i një qendre bashkëkohore dhe funksionale për personat me aftësi të kufizuar, pasi kërkesat janë të shumta dhe mjediset aktuale nuk janë të përshtatshme.  Përfituesit e shërbimeve të kësaj qendre zhvillojnë herë pas here panaire me punimet e realizuara prej vetë atyre, të gjitha këto punime me materiale të riciklueshme.

SHËRBIMET SOCIALE NË TRE ZONAT E PROJEKTIT “TË JESH AKTIV-PA BARRIERA”

SHËRBIMET SOCIALE NË TRE ZONAT E PROJEKTIT “TË JESH AKTIV-PA BARRIERA”

që mundësojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuar

  

 

NR

 

QENDRA

 

SHËRBIMET e OFRUARA

 

ADRESA

 

KONTAKTE

 

PËRGJEGJËSI

 

1

Caritas Shqiptar-Qendër Këshillimore në kuadër të projektit “Të jesh aktiv-Pa barriera”

Qendër këshillimore

ligjore dhe sociale

Lezhë

0692761793 

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Marin Nikolla

Judona Toma

Lorela Marku

 

2

Caritas Shqiptar-Qendër Këshillimore në kuadër të projektit “Të jesh aktiv-Pa barriera”

Qendër këshillimore

ligjore dhe sociale

Laç

0685015282

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Gentiola Thanaj

Majlinda Vukaj

Stefan Paloka

3

Caritas Shqiptar-Qendër Këshillimore në kuadër të projektit “Të jesh aktiv-Pa barriera”

Qendër këshillimore

ligjore dhe sociale

Vau i Dejës-Sapë

0672046466

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Ernest Marashi

Dorina Leka

Kristjana Bisha

4

“Shtëpia e Bamirësisë”

Qendër rezidenciale

Katedralja

Sapë-Vau Dejës

0673459093

Motër Rita Ferrari

5

Qendra e Fizioterapisë

Fizioterapi ditore dhe qëndrim

Piraj-Lezhë

0682167503

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Motër Anna Maria Moccaldi

6

Shkolla 9-vjeçare jo-publike “Effata”

Integrim për fëmijët shurdh-memecë

Pllanë-Lezhë

0682027351

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Motër Lorena Trovato

7

Qendra ditore –Shënkoll

Qendër e kujdesit ditor për - PAK mendore

Shënkoll-Lezhë

0682000877

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Marte Lleshi

8

Qendra Publike e Zhvillimit Ditor

Qendër ditore

Lezhë

0672809452

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Lindita Pali

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here