UK Bookmakers

MJEDIS PA BARRIERA

ҪELET EKSPOZITA E PIKTURËS NGA FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE
Fëmijët me Aftësi Ndryshe tashmë janë kthyer në qendër të vëmendjes për Caritas-in në mënyrë të veçantë për projektin “ Pa Barriera” i implementuar në Territorin e Bashkisë Vau Dejës. Fëmijet me aftësi ndryshe dita-ditës po demonstrojnë talentin e tyre nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që zhvillohen në kuadër të projektit “PA BARRIERA” ,pranë Qendrës Ditore dedikuar posaçërisht këtyre. Përveçse demonstrimit se mund të jenë si gjithë të tjerët, këto fëmijë përmes punimeve artistike të punuara me duart e tyre të arta, shfaqin botën e tyre shpirtërore, e njëkohësisht përcjellin mesazhin e sensibilizimit dhe të integrimit të tyre në bashkësinë komunitare. 
Prej kohësh fëmijët në bashkëpunim me vullnetarët e Caritas-it, dhe me mbështetjen e punonjëses sociale znj.Kristjana Bisha , kishin filluar të punonin, dhe me datën 7 dhjetor ishte dita e parë e ekspozitës përmes të cilit u prezantuan të gjithë punimet me një larmishmëri të gjerë. Këndi më i bukur i këtij panairi, u paraqit ai i qirinjve dhe i pikturave të ndryshme. Tematikat që përcjellin këto punime janë kryesisht ato me atmosferë festive, duke iu përshtatur edhe kohës që po jetojmë.

 

 

Në kuadër të projektit “Të jesh aktiv pa barriera”, më datë 07.12.2016, qendra këshillimore Lezhë zhvilloi në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Lezhë një aktivitet advokimi me anëtarët e KMCAP.

Të pranishëm në aktivitet ishin Dr. Pashk Gjoni, kryetar i KMCAP, Dr. Gazmend Rustja dhe Dr. Kastriot Kolmarku anëtarë të KMCAP, znj. Marte Feta, specialist pranë Drejtorisë së SHSSH, z. Marin Nikolla, koordinator i projektit për Bashkinë Lezhë, Stefan Paloka, nëpunës advokimi dhe jurist pranë Qendrës Këshillimore, si dhe z. Ajet Osmani, person me aftësi të kufizuara dhe baba i dy fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Në takim u ngrit shqetësimi lidhur me disa probleme që lidhen me procedurën e vlerësimit të aftësisë së kufizuar, siç janë:
• Përjashtimi pa të drejtë nga skema i disa PAK;
• Dërgimi pa shkaqe ligjore i disa PAK në konsulta specialistësh, në një kohë që aftësia e tyre e kufizuar është plotësisht e qartë
• Pengimi i pretenduesve për t’u vlerësuar për aftësinë e tyre të kufizuar nga ana e disa specialistëve. 
Aktiviteti u mbyll me angazhimin e kryetarit të KMCAP për të trajtuar me përparësi rastet e ngjashme me ato që u paraqitën nga ana jonë.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here